OBSH: 62 sulme në objektet shëndetësore në Ukrainë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka raportuar se ka konfirmuar 62 sulme të veçanta në objektet shëndetësore në Ukrainë, që nga fillimi i pushtimit rus gati katër javë më parë, transmeton REL.

Organizata tha se nga këto sulme u vranë 15 persona dhe të paktën 37 u plagosën.

Ndërkohë, zyrtarët e OBSH-së në Poloni thonë se një vlerësim i shpejtë tregon se rreth gjysmë milioni refugjatë që kanë arritur atje kanë probleme psikologjike, kryesisht për shkak të traumave.

Gjithashtu, punonjësit e shëndetësisë në kufi, raportojnë për ardhjen e fëmijëve dhe nënave që vuajnë nga rraskapitja dhe dehidratimi, ndërsa shumë të moshuar vijnë pas disa ditësh udhëtim pa mjekim, veçanërisht për sëmundje të tilla si diabeti dhe presioni i lartë i gjakut.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatë (UNHCR) thekson se 3,5 milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina.

Kjo shifër po i afrohet vlerësimit fillestar prej katër milionësh, ndërkaq që Agjencia pranoi sot se kjo shifër së shpejti mund të tejkalohet.

Rusia pushtimin e Ukrainës e filloi me 24 shkurt, që atëherë perëndimi ka vendosur sanksione të mëdha ndaj Rusisë. Sipas OKB-së, të paktën 925 civilë kanë humbur jetën dhe rreth 1.500 të tjerë janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i luftës, ndërsa mbi 3.5 milionë persona kanë ikur nga vendi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button