OKB: Mbi 3.5 milionë persona janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës

Deri më tani, mbi 3.5 milionë persona kanë ikur nga lufta e Rusisë në Ukrainë, bëri të ditur sot OKB-ja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Refugjatët kanë kaluar kufirin kryesisht drejt vendeve fqinje, sipas të dhënave të Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR).

Rreth 2,1 milionë prej tyre kanë shkuar në Poloni, 543.000 në Rumani, 367.000 në Moldavi, 317.000 në Hungari dhe 253.000 në Sllovaki. Rusia ka pranuar gjithashtu më shumë se 252.000 refugjatë.

117 fëmijë të vrarë dhe 155 të plagosur nga sulmet ruse deri më tani

Prokuroria e Përgjithshme ukrainase tha se 117 fëmijë kanë humbur jetën dhe 155 fëmijë janë plagosur që nga fillimi i sulmeve të Rusisë në Ukrainë.

Prokuroria e Përgjithshme ndau informacione për fëmijët ukrainas që kanë humbur jetën që kur Rusia i shpalli luftë Ukrainës.

Në bombardimet e deritanishme të ushtrisë ruse janë dëmtuar 548 institucione arsimore, prej të cilëve 72 janë shkatërruar plotësisht dhe janë bërë të papërdorshme.

Sipas vlerësimeve të OKB-së, të paktën 925 civilë kanë humbur jetën dhe rreth 1.500 të tjerë janë plagosur në Ukrainë që kur Rusia filloi sulmin e saj ndaj fqinjit perëndimor më 24 shkurt.

Armiqësitë kanë dëbuar gjithashtu miliona të tjerë nga shtëpitë e tyre brenda shtetit, sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button