Ndërmarrjet komunale: Nëse Qeveria nuk na ndihmon do të bëjmë kufizime të ujit dhe nuk do t’i mbledhim mbeturinat

Ndërmarrjet komunale të Komunave anembanë vendit nuk do të mund t’i furnizojnë qytetarët me ujë dhe t’i pastrojnë mbeturinat nëse Qeveria nuk u jep para, thanë në konferencën e sotme për media nga Shoqata e ofruesve të shërbimeve komunale (ADKOM). Ata thanë se për shkak të krizës energjetike janë në gjendje shumë të keqe. Faturat e energjisë elektrike, siç thanë ata, janë më të larta se të ardhurat e tyre mujore dhe jo vetëm që nuk kanë para për shpenzime të tjera, por nuk mund të paguajnë as energjinë elektrike, transmeton Portalb.mk.

“Kërkojmë takim me Qeverinë tashmë me muaj, por askush nuk na është përgjigjur. Ne nuk duam të shantazhojmë askënd, por jemi në borxhe, ndërsa borxhlinjtë tanë më të mëdhenj janë institucionet shtetërore. Kërkojmë urgjentisht kthimin në procedurë parlamentare të ligjit me të cilin do të shlyhen kamatat dhe do të riprogramohen borxhet që kompanitë publike kanë ndaj institucioneve shtetërore”, tha Ivan Ivanov, kryetar i ADKOM-it dhe drejtor i NK Koçan.

ADKOM kërkon nga Qeveria që të marrë vendim për furnizimin me energji elektrike me tarifë për amvisëritë në mënyrë që ata ta kalojnë krizën.

Ata thonë se nuk janë të informuar se Bashkësia i njësive të vetëqeverisjes lokale (BNJVL) këtë javë do të ketë takim me Qeverinë, siç njoftoi dje kryetarja e Shkupit Danela Arsovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button