fbpx

U nënshkruan 19 marrëveshje si pjesë e programit “BE për Komunat” dhe bashkëpunimi tejkufitar mes RMV-së dhe Shqipërisë

Si pjesë e programit “BE për Komunat” dhe programit për bashkëpunim tejkufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, sot janë nënshkruar gjithsej 19 marrëveshje, prej të cilave 8 janë për komunat e RMV-së dhe 11 grante për realizim të projekteve pjesë nga bashkëpunimi tejkufitar me Shqipërinë, njofton Portalb.mk.

Programi “BE për Komunat” është një skemë grantesh me vlerë prej 5 milion euro që u mundësoi 8 komunave të marrin grante të financuara nga BE-ja prej 300,000800,000 euro secila. Ministria e Vetëqeverisjes Lokale e Maqedonisë së Veriut dhe Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim bashkëfinancojnë deri në 15% nga harxhimet e përgjithshme të pranueshme të këtyre granteve.

“Pas periudhës intensive të përgatitjes dhe miratimit formal, sot kemi kënaqësinë ta shënojmë fillimin e këtyre 19 projekteve të gjitha të financuara nga instrumenti IPA i Bashkimi Evropian. “BE për komunat” është programi i ri, me të cilin komunave u kemi siguruar gjithsej 5.5 milionë euro për financim të 8 projekteve të miratuara”, informoi ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski në ngjarjen ku u nënshkruan marrëveshjet.

Milevski theksoi se projektet janë të destinuara për përmirësimin e kushteve për mbrojtjen e mjedisit jetësor, rritjes së gatishmërisë, përmirësimin e shërbimeve sociale, ofrimin e shërbimeve elektronike. Velesi, Radovishi, Tetova, Aerodromi, Shkupi, Vrapçishti, Ohri dhe Strumica janë komunat në të cilat do të zbatohen këto projekte.

Në lidhje me bashkëfinancimin e 11 projekteve për bashkëpunim tejkufitar me Shqipërinë, vlera e përgjithshme për të dyja shtetet është 10.7 milionë euro, grant i BE-së.

“Gjysma e këtyre mjeteve, nëpërmjet projekteve do të realizohen në shtetin tonë. Projektet janë në partneritet dhe kjo është vlera e tyre e shtuar, i zbatojmë komunat, organizatat civile dhe me atë përmirësohen kushtet për jetesë në Ohër, Manastir, Mogilla, Demir Hisar, Mavrovë Rostushe, Krushevë, Resnjë, Strugë, Vrapçisht dhe Bogovinë”, paralajmëroi Milevski.

Euroambasadori Dejvid Gir tha se prioritetet e BE-së janë të qarta – promovim dhe përgatitje për transformim të gjelbër, inovacion dhe transformim digjital, duke inkurajuar partneritet popullore dhe marrëdhëniet fqinjësore. Sipas tij, marrëveshja e gjelbër është më shumë se ambicie politike dhe se bëhet fjalë për koncept të ri për zhvillim të gjelbër dhe të qëndrueshëm.

Foto nga ngjarja, ambasadori Dejvid Gir/burimi: Delegacioni i BE-së - Shkup
Foto nga ngjarja, ambasadori Dejvid Gir/burimi: Delegacioni i BE-së – Shkup

“Në vitin 2021 kemi filluar me iniciativën e re për vetëqeverisjen lokale. U nënshkruan marrëveshje me 8 komuna në vlerë prej rreth 5 milionë euro për sigurimin e kushteve lokale dhe ekonomi cirkulare. Plotësisht, 8.8 milionë euro janë ndarë nëpërmjet programit për bashkëpunim tejkufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”, rikujtoi Gir.

Ai paralajmëroi se BE do të sigurojë grante për disa prej komunave për përmirësimin e efikasitetit energjetik të ndërtesave publike.

“Investimet në inovacione dhe ekonomi të gjelbër janë prioritet evropian, por patjetër duhet të veprojmë të gjithë së bashku”, shtoi ambasadori.

Ambasadorja e Zvicrës në RMV, Veronika Hulman Marti theksoi se demokraci fillon nga niveli lokal dhe bashkëpunimi me institucionet komunale është i rëndësishëm për të gjitha shtetet, pasi që këtu praktikohet demokracia nëpërmjet ndikimit direkt ndaj vendimmarrjes për shërbime publike më të mira dhe si shfrytëzohen financat publike.

“Procesi i decentralizimit kërkon përkushtim afatgjatë dhe mbajtje të nivelit të përpjekjeve, kapaciteteve të komunave, me çka do të bëhen të pavarura financiarisht dhe politikisht, me qëllim që të sigurojnë kushte përkatëse për qytetarët”, shtoi ambasadorja.

Ajo tha se Zvicra do të vazhdojë ta mbështet Maqedonia e Veriut në agjendën për decentralizim, në bashkëpunim të afërt e pushtetin qendror dhe lokal.

Kryetarja e BNJVL-së, njëkohësisht dhe kryetare e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, në fjalimin e saj tha se komunat kanë koncepte inovative, por nevojitet mbështetje për t’i realizuar projektet.

“Përgjigja e madhe në thirrjen publike kishte rreth 60 aplikacione të dorëzuara dhe u dëshmua se dimë dhe mundemi të punojmë, por edhe t’u japim shërbime kualitative qytetarëve. Nevojitet që pushteti lokal të ketë mbështetje të vazhdueshme, me qëllim që të zbatohen të gjitha kërkesat e qytetarëve”, shtoi Arsovska.

Konferenca vazhdoi me pjesën e dytë ku janë paraqitur platformat tematike për rrjetëzim në sektorët që janë prioritet për komunat në Maqedoninë e Veriut, gjegjësisht, digjitalizimi, menaxhimi me mbeturinat dhe gatishmëria urbane. Këto sektorë janë pjesë e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane dhe komunave, Aerodrom, Ohër, Radoivsh, Strumicë, Tetovë, Veles, Vrapçisht dhe Shkup. Me ndihmën e granteve nga Be do të përgatisin dhe zbatojnë zgjidhje përkatëse inventive.

Në kuadër të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane, komunave do t’u përkujtohet edhe mundësia për të marrë pjesë në thirrjen e hapur të nisur nga Delegacioni i Bashkimit Evropian për Çmimin për Komunë të Gjelbër. Komunat kanë shansin të shfaqin aktivitetet me të cilat kanë kontribuar drejt mbrojtjes së mjedisit. Thirrja është për të promovuar praktikat e mira të vendosura në vitin 2021 në nivel komunal në lidhje me menaxhimin e mbeturinave. Me që do të jetë Dita Botërore e Mjedisit, komuna ‘më e gjelbër’ do të shpërblehet më 05 qershor 2022.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button