Nikolovski: Serbia do të heqë ndalimin e eksportit për 7-10 ditë dhe do të dërgojë grurë, misër, miell dhe vaj

Në kuadër të instrumenteve që i ofron Ballkani i Haput, sot në Beograd ministri i Bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujrave Ljupço Nikolovski në takimin e punës me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Bujqësisë së Serbisë Branisllav Nedimoviq, arriti marrëveshje që në 7 deri në 10 ditët e ardhshme të hiqet ndalesa për eksport nga Serbia në Maqedoninë e Veriut të produkteve të grurit, misrit, miellit, vajit për gatim dhe të fillojë me dërgimin e sasive të dakorduara mes partnerëve ekonomikë të dy vendeve, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

“Sot në Beograd, në kuadër të instrumenteve që ofron Ballkani i Hapur, u takuam me zëvendëskryeministrin serb Branislav Nedimoviq, ku u arrit marrëveshje që në 7 deri në 10 ditët e ardhshme të hiqet ndalesa e eksportit nga Serbia në Maqedoninë e Veriut të produkteve të grurit, misrit, miellit, vajit për gatim. Kjo do të thotë se do të zbatohen të gjitha marrëveshjet e partnerëve tanë ekonomikë nga të gjitha odat ekonomike, do të hiqet ndalimi, kurse për sasitë e dakorduara do të dërgohet letër që sot nga kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë drejt kryeministrit serb, me qëllim që në 7 ditët e ardhshme të hiqet ndalimi i eksportit nga Serbia, siç është rënë dakord në këtë takim”, tha pas takimit ministri Nikolovski.

Sipas Nikollovskit, “kjo do të thotë se Maqedonia e Veriut do të ketë sasi të mjaftueshme të këtyre kulturave strategjike, deri në korrjen e ardhshme dhe qytetarët duhet të jenë të qetë”.

“Punojmë në tregjet alternative dhe jemi plotësisht të përkushtuar që të sigurojmë sasi të mjaftueshme të grurit, misrit, miellit, vajit për gatim për nevojat e çdo amvisërie në Maqedoninë e Veriut”, tha ministri Nikolovski në Beograd.

Në seancën e Qeverisë së Serbisë më 10 mars u mor vendim që përkohësisht të ndalohet eksporti i produkteve ushqimore bujqësore, të rëndësishme për popullatën – drithërat e grurit, miell gruri, misri dhe vaji i lulediellit, me qëllim që t’i përgjigjet në kohë trazirave të tregut dhe kërkesave në rritje për shkak të konfliktit ushtarak në Ukrainë.

“Në dy ditët e fundit, eksporti i grurit dhe miellit është rritur aq shumë, saqë duhet ta ndalojmë”, tha Vuçiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button