Zelensky: Jam i gatshëm të bisedoj me Putinin për Krimenë dhe Donbasin

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se do të ishte e pamundur të negociohej përfundimi i luftës në Ukrainë pa u takuar me Vladimir Putinin. Ai pranoi se në një takim të tillë do të  bisedonte edhe për të ardhmen e territoreve të okupuara ukrainase të Krimesë dhe Donbasit, por se do të duhej më shumë kohë për të zgjidhur çështjen, transmeton Portalb.mk.

Zelensky gjithashtu përsëriti se Ukraina nuk shpreson më për anëtarësim në NATO, për çka Rusia më së shumti ka kundërshtuar.

“Derisa nuk takohem me Vladimir Putin, nuk mund ta kuptojmë plotësisht se çfarë janë të gatshëm të bëjnë për të ndaluar luftën dhe çfarë janë të gatshëm të bëjnë nëse ne nuk jemi gati për këtë apo atë kompromis”, tha Zelensky.

Presidenti ukrainas tashmë një vit kërkon takim me Putinin, i cili ka refuzuar, por së fundmi ka lënë të kuptohet se do t’i duhej të diskutonte disa çështje me të kokë më kokë.

Mijëra njeërz kanë vdekur, kurse një e katërta e 44 milionë njerëzve të Ukrainës janë zhvendosur që nga fillimi i pushtimit të udhëhequr nga Rusia më 24 shkurt.

“Jam i gatshëm të flas me Putinin për territoret e pushtuara, megjithëse e di që ky problem nuk do të zgjidhet në një takim. Por Rusia duhet së pari të shpallë armëpushim dhe të tërheqë trupat e saj”, tha Zelenski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button