Pendarovski-Moran: Duhet të merren masa të mëtejshme në luftën kundër ndryshimeve klimatike

Presidenti Stevo Pendarovski sot ka pritur në takim David Moran, ambasador rajonal i KOP26 për Evropë, Azinë Qendrore, Turqi dhe Iran, transmeton Portalb.mk.

Në takim u diskutua për strategjinë afatgjatë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për aksion klimatik, me qëllim të parandalimit të rreziqeve ekzistuese dhe krijimit të zgjidhjeve për zbutjen e pasojave negative të ndryshimeve klimatike, si dhe masat që janë të integruara në politikat kombëtare.

Presidenti Pendarovski theksoi se vendi është duke e përgatitur Planin e katërt nacional për ndryshime klimatike, riafirmoi gatishmërinë dhe përkushtimin për përmbushjen e qëllimeve të Marrëveshjes së Parisit dhe angazhimet e marra në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për ndryshime klimatike (COP26), të mbajtur në Glasgow.

Në takim u theksua se është e nevojshme të vazhdohet me marrjen e masave në luftën kundër ndryshimeve klimatike, si komponentë e rëndësishme e Objektivave për zhvillim të qëndrueshëm të Maqedonisë së Veriut dhe në përputhje me Konventën Kornizë të OKB-së për ndryshimet klimatike, në të cilën vendi është nënshkrues i saj.

“Mbetemi të përkushtuar në krijimin e politikave për mjedis të qëndrueshëm dhe të sigurt, rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe forcimin e kapaciteteve institucionale për të zbutur dhe përshtatur ndryshimet klimatike,” tha Presidenti Pendarovski në takim me ambasadorin Moran, duke theksuar se politikat ekologjike janë në fokus edhe të Kornizës për zhvillim “MKD2030” e cila është përgatitur me iniciativë të Presidentit.

Përmes një qasjeje të integruar dhe të harmonizuar të institucioneve kompetente, Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në rritjen e bashkëpunimit me Kombet e Bashkuara, me qëllim që të adresojë në mënyrë efektive ndryshimet klimatike dhe politikat proaktive të veprimit klimatik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button