Përsëri do të jepen nga 3500 denarë për nxënësit e arsimit profesional, paralajmëroi ministri

Ministria për Arsim dhe Shkencë ka përmbyllur fushatën për promovimin e projektit “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm”, projekt që përfshin edhe mbështetjen prej 3500 denarëve për nxënësit e këtyre shkollave, transmeton Portalb.mk.

“Si inkurajim shtesë për orientim ndaj arsimit dual Ministria e Arsimit dhe Shkencës nga ky vit shkollor ndau bursa në vlerë prej 3.500 denarë, dhe kjo praktikë do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm shkollor”, deklarojnë nga Ministria.

Rreth 350 kompani tashmë i janë bashkangjitur këtij projekti, duke u shprehur të gatshëm për pranimin e nxënësve për praktikë.

“Pres që nga vjeshta të rritet numri nxënësve në shkollat e mesme profesionale, sepse nxënësit e klasës së nëntë dhe prindërit e tyre po e shohin gjithnjë e më shumë rëndësinë e këtij lloj arsimimi”, deklaroi ministri Jeton Shaqiri, në ngjarjen e organizuar në Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button