Borrell: Në Mariupol po ndodhin krime të mëdha lufte

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, deklaroi sot se Rusia po kryen krime të shumta lufte në Ukrainë, transmton Anadolu Agency (AA).

“Rusia me të vërtetë po kryen krime të shumta lufte. Duhet ta them këtë. Ajo që po ndodh në Mariupol është një krim i madh lufte – duke shkatërruar gjithçka, duke bombarduar dhe vrarë të gjithë pa dallim”, tha Borrell përpara takimit të ministrave të jashtëm të BE-së sot në Bruksel.

Ai shtoi se Bashkimi Evropian duhet të dënojë “ashpër” veprimet ruse, pasi Moska “përdor kapacitetet ushtarake kundër civilëve”.

“Qyteti (Mariupol) do të shkatërrohet plotësisht dhe njerëzit po vdesin”, tha Borrell, duke njoftuar se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën me të gjitha burimet e saj.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë ka njoftuar se BE-ja është e gatshme të diskutojë sanksionet energjetike kundër Rusisë në përgjigje të ngjarjeve të fundit në Ukrainë.

Borrell nuk specifikoi se çka nënkuptojnë konkretisht sanksionet e energjisë, duke vënë në dukje se për to do të diskutojnë ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes të BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button