Autoritetet ukrainase: 4 të vdekur nga granatimet në Kiev

Të paktën katër persona kanë humbur jetën pasi granatimet goditën një qendër tregtare në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, theksuan të dielën vonë autoritetet lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Katër persona vdiqën në vendngjarje, një person u plagos. Informacioni është duke u sqaruar”, tha departamenti shtetëror i emergjencave të Ukrainës në Facebook.

Bombardimi i Kievit, 21.03.2021, foto AA
Bombardimi i Kievit, 21.03.2021, foto AA

Një zjarr shpërtheu në parking, në katin e tretë dhe të katërt të qendrës tregtare, që ndodhet në lagjen Podilskyi, si rezultat i granatimeve nga forcat ruse, tha agjencia shtetërore ukrainase e lajmeve, Ukrinform.

Sipas vlerësimeve të OKB-së, të paktën 902 civilë janë vrarë dhe rreth 1.459 janë plagosur në Ukrainë që kur Rusia nisi luftën kundër fqinjit të saj perëndimor më 24 shkurt.

OKB-ja ka thënë se shifrat reale ka të ngjarë të jenë shumë më të larta pasi kushtet në terren e bëjnë të vështirë verifikimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button