Gjermania: Rusia qëllimisht po bombardon spitalet dhe infrastrukturën civile

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka akuzuar Rusinë për krime lufte në Ukrainë dhe tha se Bashkimi Evropian do t’i ofrojë 1 miliard euro armë ushtrisë ukrainase për ta ndihmuar atë të mbrojë vendin, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur me gazetarët në Bruksel përpara takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, Baerbock tha se do të diskutojnë masat shtesë për të rritur presionin ndaj Rusisë për të ndaluar luftën.

“Imazhet e fundit që vijnë nga Ukraina në këto orë janë zemërthyese. Shihet se si ata po bombardojnë gjithnjë e më shumë infrastrukturën civile, po bombardojnë qëllimisht spitalet në dy ditët e fundit dhe synojnë teatrot, megjithëse e dinin se njerëzit, familjet ishin strehuar në këto ndërtesa”, tha ajo.

“Sigurisht që gjykatat duhet të vendosin për këto. Por për mua, ato janë qartësisht dhe padiskutim krime lufte. Ne si Bashkim Evropian dhe ato vende që besojnë në një rend ndërkombëtar të bazuar në rregulla, duhet të ndërmarrim hapa të mëtejshëm për të izoluar këtë regjim”, shtoi kryediplomatja gjermane.

Baerbock tha se vendet anëtare të BE-së do të rrisin mbështetjen e tyre financiare, ndihmën humanitare dhe ndihmën ushtarake për Ukrainën.

“Sot do të marrim vendimin politik për të rritur më tej ndihmën tonë ushtarake, do të ofrojmë 1 miliard euro për furnizimet ushtarake, në mënyrë që të tregojmë se qëndrojmë me gjithë zemër me Ukrainën, se duam të mbrojmë popullsinë civile”, tha ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button