Postimi në mënyrë të pabazë përhap panik se Rusia po na kërcënon dhe se ne jemi gati

Informacionet se çfarë pajisje ushtarake i ka dhuruar Maqedonia Ukrainës janë të klasifikuara, kështu që nuk është serioze të spekulohet se autoritetet maqedonase kanë dërguar armë antitank në Ukrainë, madje as se “nuk dihet se sa tanke ruse janë shkatërruar me armë maqedonase“. Me këtë plasim të informacioneve të pakonfirmuara dhe të paverifikuara vetëm përhapet panik në opinion, shkruan Vërtetëmatësi.

Një postim në Facebook nëpërmjet titullit klikbejt dhe informacione të pakonfirmuara, përhap panik në opinion se Rusia po kërcënon Maqedoninë dhe se “ne jemi gati”. Postimi është shumë viral dhe i shpërndarë – në kohën e recensimit tonë më shumë se 100 herë.

Postimi përmban një artikull me titull: “MBARUAM: Rusia e kërcënon Maqedoninë!”. Në artikull thuhet se Rusia filloi të na kërcënojë, pasi Maqedonia dhuroi mjete dhe pajisje ushtarake për forcat e armatosura të Ukrainës.

Teksti gjithashtu spekulon se Maqedonia i ka dhuruar Ukrainës armë antitank, “edhe pse qeveria maqedonase nuk ka njoftuar se çfarë lloj fondesh janë dhuruar në përputhje me kërkesat e Ukrainës“.

Rusia kërcënon të gjitha vendet që ofrojnë ndihmë ushtarake për Ukrainën, se do të mbajnë përgjegjësi. Nuk specifikohet se çfarë përgjegjësie do të mbajë Maqedonia dhe sa tanke ruse janë shkatërruar me armë maqedonase. Moska thotë se vendet që dërgojnë pajisje ushtarake në Ukrainë do të mbajnë përgjegjësi nëse ato përdoren kundër forcave ruse. A do të thotë kjo se Rusia është e informuar nëse armët tona janë përdorur?, thuhet në artikull.

Nuk ka asnjë konfirmim se Maqedonia i ka dhuruar Ukrainës armë antitank. Këto janë spekulime të bazuara në burime anonime të autorit të tekstit.

Është e vërtetë se autoritetet maqedonase nuk kanë thënë konkretisht se çfarë pajisje ushtarake do të dërgojnë në Ukrainë, dhe është kështu, siç tha presidenti Stevo Pendarovski gjatë vizitës së tij në TV Sitel, sepse informacioni është i klasifikuar nga NATO. Siç theksoi kreu i shtetit, Maqedonia ka marrë një listë të plotë nga ambasada e Ukrainës për atë që i nevojitej, e kjo ishte kryesisht pajisje mjekësore. Sa i përket ndihmës ushtarake, Pendarovski tha se nuk mund të tregojë, për shkak të kërcënimit rus ndaj të gjithë atyre që furnizojnë me armë Ukrainën, se do të jenë qëllimi i tyre ushtarak legjitim.

(nga minuta 15:05 deri 16:06 në video)

Me deklaratë të ngjashme ka dalë edhe ministrja e MbrojtjesSllavjanka Petrovska.

Ne i bashkohemi solidaritetit të vendeve anëtare të NATO-s dhe BE-së për ndihmën e drejtpërdrejtë për Ukrainën. Për shkak të informacionit të klasifikuar, nuk mund të publikojmë më shumë detaje për tipin dhe llojin e armëve që kërkon Ukraina. Ne si ministri i kemi pajisjet dhe do t’i dhurojmë me vendim të Qeverisë – tha Petrovska.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmaniinformoi se autoritetet ukrainase kanë kërkuar njësi gjaku, pajisje mjekësore dhe barna nga Maqedonia, si dhe gjëra të tjera. Gjithashtu, ambasada e Ukrainës ka kërkuar që nëse refugjatët nga ai shtet vijnë në Maqedoni, të mos u kërkohet certifikata e vaksinimit për të mos e komplikuar punën.

Duke pasur parasysh se informacionet se çfarë pajisje ushtarake i ka dhuruar Maqedonia Ukrainës janë të klasifikuara, është e pavlerë të spekulohet se autoritetet maqedonase kanë dërguar armë antitank në Ukrainë, madje edhe se “nuk dihet se sa tanke ruse janë shkatërruar me armë maqedonase”. Me këtë plasim të informacioneve të paverifikuara dhe të pakontrolluara, vetëm sa përhapet panik në opinion.

Është e vërtetë që Ministria e Jashtme ruse njoftoi se të gjithë ata që dërgojnë armë vdekjeprurëse në Ukrainë do të përgjigjen, nëse ato do të përdoreshin gjatë operacionit ushtarak rus në vend. Ministria shtoi se hapat e ndërmarra nga Bashkimi Evropian kundër Rusisë nuk do të mbeten pa përgjigje.

Por nuk mund të thuhet me siguri nëse Maqedonia dërgoi armë vdekjeprurëse në Ukrainë. Pra, as që mund të pretendohet se “jemi gati” dhe se Rusia e ka kërcënuar konkretisht Maqedoninë.

Sipas kësaj, mund të themi se postimi që po e analizojmë i mungon konteksti dhe se pa nevojë shpërndan panik në opinion, i cili në një situatë kaq të ndjeshme mund të ketë pasoja të padëshiruara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button