Britania: Rusia ende e fokusuar në Kiev

Ministria britanike e Mbrojtjes ka thënë se kryeqyteti ukrainas, Kiev, vazhdon të mbetet prioritet për Rusinë dhe trupat ruse pritet të tentojnë sërish të hyjnë në qytet në javët në vijim.

Në përditësimin e mëngjesit, Ministria britanike ka thënë se luftimet e ashpra janë duke vazhduar në veri të kryeqytetit, mirëpo avancimet ruse nga ai drejtim kanë ngecur, transmeton REL.

“Pavarësisht mungesës së vazhdueshme të përparimit, Kievi vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Rusisë dhe ata pritet ta bëjnë prioritet rrethimin e qytetit në javët në vijim”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button