Pas më shumë se 20 vitesh në kopshtin zoologjik të Shkupit, lindën tre luanë (Foto)

Pas më shumë se 20 vitesh në Kopshtin Zoologjik të Shkupit tre luanë kanë lindur në kopsht, njoftoi shërbimi për shtyp i Qytetit të Shkupit, transmeton Meta.mk.

“Luanët janë vetëm disa ditë të vjetër dhe vizitorët do të kenë mundësi t’i shohin kur të jenë mjaft të rritur që të mund të lëvizin në mënyrë të pavarur nëpër habitatin e jashtëm”, tha drejtori i Kopshtit Zoologjik të Shkupit, Kristijan Stamenov.

Qyteti i Shkupit njofton të gjithë adhuruesit e kafshëve dhe vizitorët e kopshtit zoologjik – Shkup, se në periudhën e ardhme do të kenë mundësi të marrin pjesë në dhënien e emrave të tre luanëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button