DAP dënoi 114 markete të cilët ushqimet bazë i shisnin me 5% TVSH

Nga 611 inspektime të tregtarëve në të gjithë vendin, 114 prej tyre kanë pasur parregullsi me kasa të parregulluara, dhe duke mos zbatuar vendimin e qeverisë për uljen e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) për ushqimet bazë dhe në vend të 0 tatim për bukë, miell tip 400, vezë, qumësht, mish, sheqer, oriz dhe vaj, ata të njëjtat i shisnin me tatim prej 5 për qind, tha drejtoresha e Drejtorisë së të hyrave publike (ZRPP) Sanja Lukarevska, transmeton Sdk.mk.

Më së shumti parregullsi kishin shitësit me pakicë të ushqimeve dhe pijeve, shitësit me pakicë të vezëve, mishit dhe produkteve të mishit. Më së shumti parregullsi janë konstatuar në Tetovë, Strugë, Shkup, Prilep dhe Ohër, për shkak të mos lëshimit dhe mosharmonizimit të faturave fiskale. Parregullsi ka pasur edhe në tregjet e mëdha me disa njësi shitjeje në të gjithë vendin.

“Në kontroll janë përfshirë ata që bëjnë tregti me pakicë të ushqimeve dhe pijeve, tregtisë me pakicë të mishit dhe prodhimit të mishit, tregtisë me pakicë të lëndëve djegëse motorike. Në Shkup janë kryer 136 kontrolle, ndërsa 13 kanë pasur parregullsi. Në Manastir nga 120 kontrolle ka 41 parregullsi. Në Prilep nga 93 kontrolle, 22 kanë pasur parregullsi. Në Strumicë nga 85 kontrolle, 10 kanë pasur parregullsi. Në Tetovë 78 kontrolle, 26 kanë pasur parregullsi. Në Shtip, nga 99, vetëm 2 kanë pasur parregullsi”, tha Lukarevska.

“Ne vendosim gjoba sepse e kemi paralajmëruar edhe më herët se do të dalim në teren. Tatimpaguesit kanë pasur kohë të mjaftueshme për të rregulluar arkat e tyre. Megjithatë, ata mendonin se mund të luanin me ligjin, por nuk është kështu,” tha Lukarevska, duke kërkuar, veçanërisht në tregjet e mëdha, të rregullojnë arkat e tyre dhe nëse qytetarët hasin në parregullsi, t’i raportojnë të njëjtat në numrin 198.

Me propozim të Qeverisë, me ndryshimet në Ligjin për vlerën e shtuar dhe atë për akciza, nga 13 marsi, buka, sheqeri, mielli i bardhë, vaji i gatimit, vezët dhe orizi lirohen nga TVSH-ja, ndërsa TVSH-ja ulet nga 18 deri në 10 për qind për karburantet. Lëvizja e qeverisë ka për qëllim zbutjen e efekteve të rritjes së shpejtë të çmimeve, në mënyrë që qytetarët dhe bizneset të përshtaten me goditjen e çmimeve për shkak të pandemisë, si dhe me krizën energjetike të intensifikuar veçanërisht nga agresioni ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button