U arrestuan 6 persona në Tetovë, gjatë bastisjes janë gjetur pako me kokainë

Policia në Tetovë pas bastisjes në një objekt hoteli dhe parcelë për vetura të vjetra, dje ka ndaluar gjashtë persona, ku është gjetur drogë. Gjatë kontrollit, të kryer me urdhër të gjykatës, në vende të ndryshme u gjetën 25 pako me kokainë dhe marihuanë, transmeton Portalb.mk.

“Të arrestuarit janë ndaluar në stacionin policor të Tetovës për sqarim dhe dokumentim të plotë të rastit dhe ndaj tyre do të vijojnë parashtresat përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Policia dje ka paralajmëroi gjithashtu aksionin në objektet hotelierike në mbarë Shkupin, në të cilin janë arrestuar tetë persona për posedim droge.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button