Belgjikë, vetura goditi turmën me njerëz, vdiqën katër persona

Të paktën katër persona kanë vdekur pasi një makinë u përplas me një turmë në jug të Belgjikës, raporton BBC.

Incidenti ndodhi në qytetin e vogël Strépy-Bracquegnies, rreth 50 kilometra në jug të kryeqytetit Bruksel.

Vetura raportohet se u përplas me shpejtësi të lartë në një grup interpretuesish të karnavaleve gjatë përgatitjes së një parade të dielën.

“Kemi disa dhjetëra të plagosur dhe për fat të keq disa njerëz të vrarë,” tha Jacques Gobert, kryetari i bashkisë së qytetit, shkruan Reporteri.net.

Tutje, të paktën 12 persona raportohet se janë lënduar rëndë pas aksidentit. Sipas policisë, personat që udhëtonin në makinë janë arrestuar.

Rrethanat e incidentit nuk janë ende të qarta, por disa raporte të mediave lokale sugjerojnë se mund të ketë pasuar një ndjekje policore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button