Dita 25: Rusia tha se sërish e ka sulmuar Ukrainën me raketa hipersonike(VIDEO-FOTO)

Sot është dita e 25-të e luftës në Ukrainë.Rusia tha të dielën se sërish ka përdorur raketat e reja hipersonike në Ukrainë. Sipas zyrtarëve rusë, ata kanë shkatërruar një depo karburantesh në jug të Ukrainës, transmeton REL. “Sistemi i raketave Kinzhal me raketa balistike ka shkatërruar një depo të madhe të karburanteve të Forcave të Armatosura ukrainase pranë vendbanimit Kostinatinivka në rajonin Mikolaiv”, tha Ministria e Mbrojtjes së Rusisë. Të shtunën, më 19 mars, Rusia për herë të parë e pranoi se ka përdorur raketa hipersonike gjatë një sulmi në perëndim të Ukrainës. Përdorimi i këtyre armëve më vonë u konfirmua edhe nga autoritetet ukrainase, transmeton Portalb.mk.

20:24 – Zelensky: Në Moskë po flasin për “zgjidhjen përfundimtare”

19:26 – Mariupol, mijëra ukrainas merren me forcë nga qyteti

18:31 – OKB: Dhjetë milionë ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre

10:55 – Zyrtarët ukrainas: Rusia ka sulmuar një shkollë që strehonte 400 persona

This slideshow requires JavaScript.

Sipas OKB-së mbi 6.5 milionë njerëz janë zhvendosur brenda Ukrainës, derisa 3.2 milionë të tjerë tashmë janë larguar nga vendi që kur presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës, duke sanksionuar Rusinë në forma të ndryshme. Sot është dita e 24 që nga fillimi i agresionit rus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button