Ukraina konfirmoi se forcat ruse sulmuan depon e raketave

Forcat ruse kanë kryer një sulm me raketa në një depo të raketave dhe municioneve në vendbanimin Deliatin, në rajonin Ivano-Frankivsk në perëndim të Ukrainës, tha një zyrtar ushtarak ukrainas, tranmseton REL.

Zëdhënësi i forcave ajrore të Ukrainës, Yuri Ihnat, tha se ende nuk është konfirmuar nëse raketa e përdorur nga rusët ishte me të vërtetë një Kinzhal, raketë më e re hipersonike apo bëhet fjalë për ndonjë lloj tjetër arme.

Më herët, Ministria e Mbrojtjes ruse njoftoi se ushtria ruse ka goditur dje magazinën nëntokësore në Deliatin me një raketë hipersonike Kinzhal, të cilën tani e përdorin për herë të parë në luftime.

Sipas zyrtarëve rusë, Kinzhal, i cili e mbajnë aeroplanët luftarakë MiG-31, ka një rreze veprimi deri në 2000 kilometra dhe fluturon 10 herë më shpejtë se shpejtësinë e zërit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button