Kërkime për të mbijetuar pas sulmit në Mikolaiv

Punëtorët e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën e tyre në një pirg gërmadhash pasi barrikadat e ushtrisë ukrainase në Mikolaiv, qytet në veri të Ukrainës, pas sulmit të ditëve më parë, transmeton REL.

Pas 30 orësh nga sulmi me tri raketa, që goditën një bazë në këtë qytet, ekipet arritën të shpëtonin një person, që kishte mbetur i bllokuar nën rrënoja.

Teksa po vazhdonin operacionet e kërkimit, ushtarët u thanë gazetarëve që të strehoheshin, pasi u dëgjua një avion që fluturonte sipër ose një raketë, që kaloi mbi ta. Disa sekonda më vonë u dëgjuan shpërthime diku në veriperëndim të qytetit.

Edhe pse nuk ka të dhëna zyrtare, BBC ka cituar një burim të ketë thënë se 57 persona po trajtohen për plagët e marra në tri spitale lokale. Një tjetër burim ka thënë se afër 200 ushtarë gjendeshin në barrikada në momentin e sulmit dhe besohet se shumica prej tyre janë vrarë.

Gjatë natës, Mikolaiv është përballur me granatime të vazhdueshme. Ky qytet është i rëndësishëm në bllokimin e përparimit të forcave ruse drejt perëndimit, përgjatë bregdetit të Detit të Zi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button