Aksion policor në objekte hotelerike në Shkup: Tetë persona me drogë janë arrestuar

Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar se, gjatë kontrollit të mbrëmjes së djeshme të objekteve hotelierike në Shkup, policia ka kryer kontrolle te më shumë se njëzet persona dhe te tetë prej tyre është gjetur drogë, transmeton Portalb.mk.

Nga ministria informuan se, kontrollin e kanë kryer zyrtarë policor nga njësiti për tregti të palejuar i SPB Shkup dhe njësiti për ndërhyrje policore i SPB Shkup, duke vepruar sipas panit për parandalim të veprave penale sipas neneve 215 dhe 216 nga Kodi Penal.

“Pas kontrollit të kryer janë privuar nga liria: A.S (19), F.A (25), N.S (31), A.A (24) të gjithë nga Shkupi, A.M (26) nga Manastiri, D.G (27) nga Kumanova dhe M.M (22) nga Gostivari si dhe një i mitur nga Shkupi për shkak se tek ata është gjetur kokain, amfetamin, marihuanë dhe lëndë e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojnë parashtresa adekuate. Kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe në periudhën vijuese”, thonë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button