Bellingcat publikoi hartën e objektivave civile të shkatërruara në Ukrainë

Grupi hulumtues, Bellingcat, ka publikuar një hartë interaktive të ndërtesave civile të shkatërruara nga Rusia që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës, shkruan REL.

  • Hartën mund ta shikoni duke klikuar KËTU 

Harta bazohet në prova përmes videove dhe fotografive të dokumentuara nga Bellingcat, si dhe grafika që tregojnë kohën dhe vendin të qindra incidenteve që kanë prekur potencialisht civilët që prej se Rusia nisi luftën në Ukrainë më 24 shkurt.

Në mesin e incidenteve janë “goditjet me raketa në zonat e banueshme, shkatërrimi i infrastrukturës civile dhe prania e dukshme e civilëve të plagosur ose trupave të palëvizshëm të civilëve”, tha Bellingcat.

Ky grup hulumtues tha se dokumentimi i rasteve të tilla “është shumë i rëndësishëm në dritën e deklaratave nga autoritetet ruse që thonë se ata nuk po synojnë të sulmojnë civilët dhe po shmangin goditjet nga infrastrukturës civile”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se ka verifikuar 43 sulme mbi spitale dhe ndërtesa shëndetësore në Ukrainë, që kanë rezultuar në vdekjen e 12 personave dhe plagosjen e 34 të tjerëve.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se mbi 3 milionë refugjatë ukrainas janë larguar nga shteti për shkak të luftës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button