Ballkani Hapur: Në Tabanoc është vendosur korsia e gjelbër për qarkullim të shpejtë të transportuesve

Në vendkalimin kufitar Tabanoc në hyrje të Maqedonisë së Veriut, Drejtoria Doganore e vendit ka vendosur tabelën e parë korsi të gjelbër për Ballkanin e Hapur që është një ndër projektet e para të iniciativë, transmeton Portalb.mk.

Nga Qeveria njoftuan se, përfitimi më i rëndësishëm nga korsia e gjelbër për kompanitë dhe transportuesit, si dhe për operatorët e autorizuar ekonomik nga Ballkani Hapur është reduktimi i kohës së pritjes në vendkalimet kufitare.

“Ajo mundësohet përmes prioritetit të kalimit dhe zbatimit të procedurave doganore me kontrolle të shkurtuara dhe të lehtësuara fizike dhe të dokumentacionit. Me shënimin vizuel të korsisë së gjelbër për Ballkanin e Hapur, Drejtoria Doganore i udhëzon transportuesit drejt lëvizjes më të lehtë të mallrave dhe ujes së shpenzimeve për eksport dhe import. Javën e ardshme, tabela të këtilla do të vendosen edhe në vendkalimin kufitar Qafëthanë në hyrje të Maqedonisë së Veriut dhe më pas, të njëjtën do ta bëjnë edhe partnerët nga Serbia dhe Shqipëria në pozicionet e hyrjes nga Maqedonia e Veriut në ato shtete”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Sipas këtij njoftimi, miratimi për operator të autorizuar ekonomik që e jep Drejtoria Doganore paraqet  vërtetim se personi që posedon atë është partner i sigurt i organit doganor dhe ka kontrollë mbi proceset e punës së tijdhe se ato vërtetime janë të njëlloj të vlefshme edhe për vendet që janë pjesë e iniciativës Ballkani Hapur.

Nisma “Ballkani i Hapur” për lëvizje të lirë të mallrave dhe njerëzve mes shteteve të këtij rajoni, është një nismë që deri më tani është përkrahur vetëm nga Qeveria e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Edhe përkrah luftës në Ukrainë dhe pozicionit të Serbisë për të mos i’u bashkangjitur sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë të ditur se nuk heqin dorë nga kjo iniciatvië.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button