RMV, me orarin veror të fluturimeve do të kthehen linjat ajrore që ishin para pandemisë

Me orarin e fluturimeve, që fillon me 28 mars, përkrah linjës së re ajrore, Shkup – Sofje, në aeroportet e vendit kthehen edhe disa destinacione që kanë funksionuar para pandemisë me covid. Pritet edhe kthimi i kompanisë ajrore të Pononisë LOT me linjën për Varshavë. Njëkohësisht, me hyrjen në fuqi të orarit veror të fluturimeve, në aeroportin e Shkupit fillojnë edhe aktivitetet ndërtimore për rinovim të pistës, transmeton Portalb.mk.

“Momentalisht, orari veror i fluturimeve nga Aeroporti Ndërkombëtar Shkup ka 35 destinacione. Të gjtiha destinacionet që i kemi pasur vitin e kaluar, përpos Moskës, Shën Petersburg dhe Kiev. Edhe pse këto linja ajrore u lëshuan për herë të parë në krizën e koronës, në 2020 dhe 2021, momentalisht këto tre linja nuk janë operative. Në këtë orar veror të fluturimeve kthehen edhe disa destinacione që i kemi pasur para pandemisë së koronës, por gjatë sezonit të dimrit nuk ishin kthyer ende”, tha në intervistë për MIA-n, Metin Batak, drejtor ekzekutiv i TAV Aeroporteve.

Ai tha se, beson që linja ajrore Shkup – Sofje, e cila është risi në orarin veror të fluturimeve, do t’u jep nxitje edhe më të madhe turizmit dhe ekonomisë në vend.

“Çdo kompani ajrore para vendosjes së ndonjë linje bën analiza të detajuara dhe vlerësime për qëndrueshmërinë e saj, harxhimet dhe të ardhurat, kështu që besoj se edhe në këtë rast ajo nuk është përjashtim”, vlerëson Batak.

Në dy muajt e parë të vitit, në aeroportin ndërkombëtar Shkupi dhe aeroportin Shën Apostol Pavle Ohër janë regjistruar 215 227 udhëtarë, që është rënie prej 29 përqind i numrit të përgjithshëm të udhëtarëve në krahasim me numrat për janar dhe shkurt në 2019, si vit referues. Në raport me vitin 2021, numri i udhëtarëve në dy muajt e parë këtë vit është rritur për 107 përqind. Ndërkaq, numri i fluturimeve, në dy aeroportet në dy muajt e parë është 1.900, që është 46 përqind më shum në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, por është 26 përqind më pak në raport me vitin 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button