Dita 24: Zelensky bëri thirrje për bisedime të paqes (VIDEO-FOTO)

Sot është dita e 24-të e luftës në Ukrainë. Presidenit ukrainas, Volodymyr Zelensky,bëri thirrje për bisedime kuptimplotë të paqes dhe sigurisë “pa vonesa” me Moskën. Sipas tij, ky është shansi i vetëm që Rusia të zvogëlojë dëmin e “gabimit” të saj. Në ndërkohë, kanë vazhduar luftimet brenda Mariupolit. Transmetuesi britanik BBC raporton se trupat ruse kanë arritur që të depërtojnë përmes kolonave të blinduara. Në këtë qytet, ku po vazhdojnë luftimet, besohet se janë 300,000 persona të bllokuar, të cilët nuk po mund të evakuohen për shkak të granatimeve.Po ashtu, qindra persona ende besohet se gjenden të bllokuar në teatrin e Mariupolit që u bombardua disa ditë më parë. Zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk, tha se Ukraina shpreson të evakuojë civilët gjatë së shtunës përmes dhjetë korridoreve humanitare në qytetet që gjenden në frontin e luftimeve me forcat ruse, transmeton Portalb.mk.

20:43 – Ukraina do të marrë më shumë raketa amerikane

18:55 – Rusët depërtuan në Mariupol, ndërkaq banorët kërkojnë ndihmë

16:25 – Ukraina konfirmoi se forcat ruse sulmuan depon e raketave

15:49 – Rusia e akuzoi SHBA-në se po e frenon Kievin në bisedimet e paqes

15:05 – Lavrov: Raportet Rusi-Kinë do të forcohen

14:00 – Kërkime për të mbijetuar pas sulmit në Mikolaiv

13:00 – Bellingcat publikoi hartën e objektivave civile të shkatërruara në Ukrainë

12:54 – Kryetari i Mariupolit: Luftimet po pengojnë evakuimin e civilëve

11:40 – Ukraina: Mbi 14,000 trupa ruse janë vrarë

10:45 – Ukraina shpreson për hapjen e dhjetë korridoreve humanitare

10:15 – Zelensky: Është koha të bisedojmë për paqen

This slideshow requires JavaScript.

Sipas OKB-së rreth 6.5 milionë njerëz janë zhvendosur brenda Ukrainës, derisa 3.2 milionë të tjerë tashmë janë larguar nga vendi që kur presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës, duke sanksionuar Rusinë në forma të ndryshme. Sot është dita e 24 që nga fillimi i agresionit rus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button