Mbi nëntë mijë persona u evakuuan sot nga luftimet në Ukrainë

Gjithsej 9,145 njerëz u evakuuan nga qytetet e Ukrainës përmes korridoreve humanitare të premten, tha një zyrtar i lartë. Ky është një përmirësim në krahasim me një ditë më parë kur u evakuuan pak më shumë se 3,800 njerëz. transmeton REL.

Zëvendësshefi i Shtabit të Presidentit të Ukrainës, Kirilo Tymoshenko, tha se 4,972 njerëz ishin larguar nga Mariupoli, qytet ky i rrethuar.

Rreth 400,000 njerëz janë bllokuar në qytetin strategjik për më shumë se dy javë.

Sipas OKB-së rreth 6.5 milionë njerëz janë zhvendosur brenda Ukrainës, derisa 3.2 milionë të tjerë tashmë janë larguar nga vendi që kur presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës, duke sanksionuar Rusinë në forma të ndryshme. Sot është dita e 23 që nga fillimi i agresionit rus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button