Rusia përdori mbi 1080 raketa në Ukrainë

Forcat ruse kanë lëshuar “më shumë se 1080 raketa” që nga fillimi i pushtimit të tyre të Ukrainës, tha të premten një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane, transmeton REL.

Shumë objekte banimi, spitale dhe qendra kulturore u shkatërruan ndërsa u vranë mbi 800 civilë.

Macron telefonoi sërish Putinin

Presidenti francez Emmanuel Macron i tha të premten presidentit rus Vladimir Putin se është shumë i shqetësuar për situatën në Mariupol, qytetit ukrainas që është goditur nga granatimet e vazhdueshme gjatë ditëve të fundit.

Sipas një deklarate nga presidencës franceze, Macron “ndau shqetësimin e tij të lart me Presidentin Putin në lidhje me situatën në Mariupol dhe kërkoi edhe një herë një armëpushim të menjëhershëm”, u tha në njoftim.

SHBA: Armët për Ukrainën janë vetëm për mbrojtje

Asnjë nga armët që Shtetet e Bashkuara po i dërgojnë Ukrainës nuk mund të përdoren për të nisur një sulm ndaj një vendi tjetër, tha Shtëpia e Bardhë të premten, duke theksuar se ato janë të destinuara për qëllime mbrojtëse.

Psaki: Nuk ka trupa amerikane brenda Ukrainës

Shtëpia e Bardhë minimizoi kërcënimet e bëra nga Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov kundër ndihmës materiale që vjen në Ukrainë pasi presidenti amerikan Joe Biden u zotua të dërgojë më shumë se 800 milionë dollarë ndihmë në fushën e sigurisë.

Të premten, Lavrov tha se çdo dërgesë armësh që hyn në Ukrainë do të jetë një objektiv “legjitim” për Rusinë.

“Ky është një kërcënim që ai e ka bërë më parë”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki gjatë një konference për shtyp të premten, duke shtuar se “nuk ka trupa amerikane që veprojnë brenda Ukrainës”.

Sipas OKB-së rreth 6.5 milionë njerëz janë zhvendosur brenda Ukrainës, derisa 3.2 milionë të tjerë tashmë janë larguar nga vendi që kur presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës, duke sanksionuar Rusinë në forma të ndryshme. Sot është dita e 23 që nga fillimi i agresionit rus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button