Macron i kërkoi Putinit të heq rrethimin e Mariupolit
Presidenti francez, Emmanuel Macron, i kërkoi të premten Presidentit rus Vladimir Putin të heq rrethimin në qytetin ukrainas të Mariupolit, të lejojë qasjen humanitare dhe të urdhërojë një armëpushim të menjëhershëm, tha zyra e presidentit francez, transmeton VOA.
Presidenti Macron foli me homologun e tij rus në telefon për 70 minuta. Më herët gjatë ditës, Presidenti Putin zhvilloi një bisedë me Kancelarin gjerman Olaf Scholz, i cili gjithashtu I bëri presion për një armëpushim të menjëhershëm.
Macron, i cili ka folur shumë herë me udhëheqësin rus Vladimir Putinin, ripërsëriti ankesat për sulmet e vazhdueshme ndaj civilëve dhe dështimin e Rusisë për të respektuar të drejtat e njeriut në Ukrainë, tha Pallati presidencial Elysee.
Ai tha se Presidenti Putin, nga ana tjetër, fajësoi Ukrainën për luftën.
Presidenti Macron, i cili po bën fushatë për të rinovuar mandatin e tij në zgjedhjet e prillit, tha gjatë një takimi të stilit të fushatës pak përpara telefonatës, se ai flet me Putinin sepse beson se ka një rrugë drejt paqes, mes rezistencës ukrainase, sanksioneve të ashpra perëndimore dhe atyre diplomatike.
“Ne duhet të bëjmë gjithçka për ta gjetur atë zgjidhje,” tha ai.
Sipas OKB-së rreth 6.5 milionë njerëz janë zhvendosur brenda Ukrainës, derisa 3.2 milionë të tjerë tashmë janë larguar nga vendi që kur presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës, duke sanksionuar Rusinë në forma të ndryshme. Sot është dita e 23 që nga fillimi i agresionit rus.
- Dita 1, lexo KËTU
- Dita 2, lexo KËTU
- Dita 3, lexo KËTU
- Dita 4, lexo KËTU
- Dita 5, lexo KËTU
- Dita 6, lexo KËTU
- Dita 7, lexo KËTU
- Dita 8, lexo KËTU
- Dita 9, lexo KËTU
- Dita 10, lexo KËTU
- Dita 11, lexo KËTU
- Dita 12, lexo KËTU
- Dita 13, lexo KËTU
- Dita 14, lexo KËTU
- Dita 15, lexo KËTU
- Dita 16, lexo KËTU
- Dita 17, lexo KËTU
- Dita 18, lexo KËTU
- Dita 19, lexo KËTU
- Dita 20, lexo KËTU
- Dita 21, lexo KËTU
- Dita 22, lexo KËTU
- Dita 23, lexo KËTU