Rusia thotë se negociatat po përparojnë, Ukraina e mohon

Moska dhe Kievi janë “në gjysmë të rrugës” për të rënë dakord për çështjen e çmilitarizimit të Ukrainës dhe pikëpamjet e tyre janë më të lidhura me neutralitetin e Ukrainës dhe heqjen dorë nga bashkimi me NATO-n, thotë negociatori rus Vladimir Medinsky, transmeton REL.

Agjencia ruse e lajmeve Interfax citon Medinsky të ketë thënë se ekipet negociuese kanë diskutuar garancitë e sigurisë nëse Ukraina nuk përpiqet më të bashkohet me aleancën ushtarake perëndimore NATO. Kjo është mohuar nga delegacioni ukrainas. Përmes një reagimi delegacioni ukrainas ka thënë se “qëndrimi i tyre është i pandryshueshëm”.

Negociatori ukrainas thotë se nuk kanë ndryshuar qëndrim

Anëtari i ekipit negociator të Ukrainës, Mykhailo Podolyak thotë se Rusia po përpiqet të “provokojë tension në media” dhe se pozicioni i Ukrainës mbetet i pandryshuar.

Më herët, delegacioni rus tha se ka përparim në negociata sa i takon demilitarizimit të Ukrainës.

“Statusi i negociatave. Deklaratat e palës ruse janë vetëm qëndrime që ata i kërkojnë. Të gjitha deklaratat synojnë, ndër të tjera, të provokojnë tensione në media. Qëndrimet tona janë të pandryshuara. Armëpushimi, tërheqja e trupave dhe garanci të forta sigurie me formula konkrete”, ka thënë Podolyak.

Më shumë se tre milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina, prej kur presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.  Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës, duke sanksionuar Rusinë në forma të ndryshme. Sot është dita e 23 që nga fillimi i agresionit rus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button