fbpx

RMV, Telekomi nga sot nuk e transmeton kanalin rus “Russia Today”

Telekomi i Maqedonisë së Veriut sot ndërpreu transmetimin e televizionit shtetëror rus RT, i njohur më parë si “Russa Today”, i cili ka shumë materiale propagandistike lidhur me luftën në Ukrainë, transmeton Portalb.mk.

Në vend të përmbajtjeve të televizionit, sot në kanal mund të lexohet mesazhi i Makedonski Telekom:

Të dashur shikues

Ju njoftojmë se në përputhje me Vendimin e Qeverisë dhe i njëjti i pasqyruar edhe në Vendimin e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, nuk lejohet më ritransmetimi i këtij kanali.

Shumë vende evropiane kanë ndërprerë transmetimin e këtij kanali, si dhe të kanalit Sputnik, pas fillimit të sulmit ushtarak rus në Ukrainë. Këto dy kanale janë një nga aksionerët më të mëdhenj të dezinformimit.

Më shumë se tre milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina, prej kur presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.  Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës, duke sanksionuar Rusinë në forma të ndryshme. Sot është dita e 23 që nga fillimi i agresionit rus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button