Rusia zotohet të sulmojë dërgesat e armatimit që hyjnë në Ukrainë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, ka thënë sot se Rusia do të sulmojë çdo dërgesë armësh që hyn në Ukrainë, raportojnë mediat ruse, transmeton REL.

“Ne e kemi bërë shumë të qartë se çdo ngarkesë që do të hyjë në territorin e Ukrainës, të cilën ne do ta konsiderojmë [se po bartë] armë, do të bëhet një objektiv legjitim,” raportohet të ketë thënë Lavrov.

Një numër vendesh të NATO-s kanë premtuar ndihmë ushtarake për Ukrainën, duke filluar nga dronët deri te raketat antitank.

Më shumë se tre milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina, prej kur presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.  Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës, duke sanksionuar Rusinë në forma të ndryshme. Sot është dita e 23 që nga fillimi i agresionit rus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button