U arrestuan dy persona në Tetovë, shkaktuan zjarr në kazino ku u lënduan dy plicë

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë njofton se sot arrestuan dy persona të cilët shkaktuan zjarr në një bastore-kazino, ku u lënduan dy policë në detyrë, transmeton Portalb.mk.

“Sot (18-mars) në ora 07:10, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë arrestuar 23-vjeçarin A.K. nga Tetova, nën dyshimin se së bashku me personin N.L. (34) rreth orës 05:00 kanë hedhur shishe me lëng të ndezshëm në një bastore-kazino sportive në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë dhe ka shkaktuar zjarr, me ç’rast janë lënduar dy policë të cilët kanë qenë duke ndërmarrë veprime zyrtare në objekt në lidhje me një tjetër ngjarje të raportuar më parë”, njoftuan nga SPB Tetovë.

Nga atje shtuan se A.K. është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit dhe ndaj të përfshirëve do të bëhen parashtresat përkatëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button