Të hënën organizohet aksion për pastrim të Tetovës, komuna bën thirrje për pjesëmarrje të qytetarëve

Aksioni për pastrimin e qytetit i cili ishte i paraparë nga Komuna e Tetovës për nëntorin e vitit të kaluar, do të realizohet ditën e hënë në ora 12, me rastin e ditës së pranverës, shkruan Portalb.mk.

Nga Komuna njoftojnë se ky aksion është planifikuar të përfshijë disa lokacione si pikat kritike, shkollat ​​fillore dhe të mesme, deponitë ilegale dhe të tjera.

“Ftojmë të gjithë të interesuarit, shoqatat, organizatat joqeveritare, kompanitë, partitë politike që t’i bashkohen aksionit. Gjithashtu thirren të gjithë ata që mund të ndihmojnë me pajisje mekanike apo të tjera, në mënyrë që aksioni të jetë vërtet efektiv dhe i suksesshëm”, njoftojnë nga Komuna e Tetovës.

Nga atje apelojnë që të gjithë tregtarët, pronarët e dyqaneve, restoranteve, bar-kafeve të përfshihen në aksion me kontributin e tyre (duke pastruar hapësirën para dyqaneve të tyre).

Personat e interesuar që duan të bashkohen në këtë aksion më shumë informata mund të kërkojnë në emailin [email protected].

Ndryshe, ky aksion ekologjik ishte pjesë e 100 ditëshit të parë të Kasamit në krye të Tetovës dhe ishte i paraparë të realizohej me 27 nëntor 2021, por i njëjti u pezullua për më vonë për shkak të aksidentit tragjik në Bullgari ku humbën jetën 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button