Një mal me mbeturina përballë peizazheve të bukura në dalje të fshatit Llacë (Video)

Grumbuj mbeturinash përgjatë rrugës malore që përshkon peizazhet e shpateve për rreth e kanë shndërruar në një deponi të sheshte, kthesën mu në dalje të fshatit malor të Tetovës, Llacë. Ndonësenjë vend i mirë ku më parë ndalonin veturat për të vrojtuar thellësinë e malit, tani më në mënyrë të hapur, mund të shohësh traktorist që shkarkojnë mbeturinat, vetura që nxjerrin nga bagazhet e tyre mbeturinat e mbërthyera në thes.

“Mali fsheh gjithçka, por jo edhe mbeturinat tona”, thotë një banorë I fshatit Llacë. Në këtë vend të sheshtë, thotë ai mbeturina hedhin edhe banorët e Sellcës, por edhe atyre që u bie rruga të kalojnë këndej.

Ndërmarrja Publike Komunale e Tetovës, nuk ka bërë mbartjen e mbeturinave në fshatrat e malësisë së Sharit. Banorët thonë se janë munduar që në mënyrë të vetorganizuar të bëjnë mbartjen e mbeturinave, por kohën e fundit duket se ata nuk kanë mundësi të ballafaqohen me këtë problem që i ka lodhur me vite të tëra.

Sipas drejtorit të NPK-së Xhelal Ceka, kjo ndërmarrje planifikon që në të ardhmen të organizojë edhe mbartjen e mbeturinave nëpër fshatrat e Malësisë së Tetovës.

Kjo sipas tij do të bëhet me një vendim të Këshillit komunal të Tetovës. Ceka thotë se do të kërkohet që të gjitha mbeturinat do të grumbullohen në një vend dhe do të mbarten për në Tetovës. Ky Shërbim sipas Cekës, do të kryhet përkundrejt një pagese nga banorët e malësisë.

Banorët e malësisë, shpresojnë se kjo do të ndodhë me të vërtetë dhe shpresojnë njëkohësisht se vendi I grumbullimit të mbeturinave nuk do të jetë një vend aq i sheshtë siç është tani.

Lajme të ngjashme

Back to top button