Nuk ka konfirmim se Putini vuan nga kanceri i zorrës së trashë

Nuk ka asnjë konfirmim zyrtar, nga asnjë shtet, për gjendjen shëndetësore të Putinit. Kremlini nuk ka komentuar për shëndetin e presidentit rus dhe nuk i është përgjigjur këtyre akuzave të fundit, të cilat janë shfaqur që nga shpërthimi i konfliktit. Në këtë rast, raportet e inteligjencës së Pentagonit përdoren si burim informacioni, pa asnjë provë konkrete, transmeton Vërtetmatësi.

Një postim në Facebook pretendon se presidenti rus Vladimir Putin është diagnostikuar me kancer të zorrës së trashë, megjithëse nuk ka asnjë provë apo konfirmim zyrtar për këtë.

Postimi i referohet një teksti të tabloidit britanik “Daily Star”, i cili përdor raportet e inteligjencës së Pentagonit si burim informacioni.

Gazetaria tabloide fokusohet në tema të tilla si historitë e bujshme të krimit, astrologjia, thashethemet për të famshmit, spekulimet, dhe për këtë arsye nuk është referencë për media serioze, pasi shpesh mbështetet në burime të pakonfirmuara. Historitë e tabloideve nuk mund të merren si “të gatshme e të shëndetshme”.

Besohet se fytyra e tij e fryrë të jetë një shenjë se ai po merr ilaçe kimioterapie, ose steroide. Shprehja e tij pa buzëqeshje tregon se ka dhimbje të vazhdueshmeshkruan “Daily Star”.

Sipas gazetës, një ish-oficer i inteligjencës ushtarake që tani punon në Pentagon, ka thënë se analistët kishin studiuar Putinin (69) dhe besojnë se ai është i sëmurë rëndë.

E kemi parë të buzëqeshë në të kaluarën, por në vitin 2022 janë të pakta fotot ku duket i lumtur. Vështrimi i tij sugjeron se ai ka dhimbje. Njerëzit theksojnë se shikimi i tij i zemëruar është ndoshta pasojë e vuajtjes së tij. Njerëzit janë të bindur se ai është i sëmurë – ai është i shqetësuar për kovidin dhe për këtë arsye mban stafin e tij në distancëcitohet të ketë thënë burimi.

Presidenti rus Vladimir Putin filloi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt të këtij viti. Që atëherë, ai ka qenë në qendër të vëmendjes së të gjitha mediave botërore, ku disa prej tyre sugjerojnë se gjendja shëndetësore e presidentit rus është duke u përkeqësuar.

Prej nga vijnë këto thashetheme dhe a janë të konfirmuara?

Pretendimi se Putin vuante nga kanceri dhe se gjendja e tij kishte nxitur pushtimin e Ukrainës, u bë nga një admiral i lartë në Marinën Mbretërore.

Duke folur para fëmijëve në “Grammar School” në Portsmouth më 4 mars, ish-studenti dhe veterani i Falkland-it, kundëradmirali Kris Pari, duke iu referuar distancës dhe gjatësisë së tavolinave në të cilat Putin zhvillon bisedimet zyrtare, tha:

Putini përdor këto tavolina shumë të gjata për të intervistuar njerëzit (tavolina e gjatë mund të shihet në takimin midis Putinit dhe Macron si dhe në takimin e Putinit me Alijev). Unë mendoj se sistemi i tij imunitar mund të shtypet në moment. Prandaj, ai është njeri që i nxitohet.

Nuk ka asnjë konfirmim zyrtar, nga asnjë vend, për gjendjen shëndetësore të Putinit.

Kremlini nuk ka komentuar mbi shëndetin e presidentit rus dhe nuk i është përgjigjur akuzave të fundit që janë shfaqur pas shpërthimit të konfliktit.

Kremlini i ka hedhur poshtë më herët pretendimet e “The Sun” se Putini vuante nga sëmundja e Parkinsonit, duke i quajtur “marrëzi absolute”.

“The Sun” citoi profesorin Valery Solovei, një ekspert politik rus, të ketë thënë në një radio stacion në Moskë se Putinit i është bërë presion nga shoqëria e tij të tërhiqet, për shkak të frikës për shëndetin e tij.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, tha se raporti i mediatik i bazuar në pretendimet e Soloveyt, i cili u përdor gjerësisht nga tabloidët e tjerë britanikë, ishte i rremë.

“Kjo është marrëzi absolute”tha Peskov.

“Gjithçka është në rregull me presidentin”.

I pyetur nëse Putin planifikonte të largohej në një të ardhme të afërt, siç sugjeroi Solovei, Peskov dha përgjigje të shkurtër: “Jo”.

Nga kjo mund të konstatojmë se nuk ka asnjë konfirmim zyrtar se gjendja shëndetësore e presidentit rus është përkeqësuar, përkatësisht se ai vuan nga kanceri i zorrës së trashë.

Lajmet e publikuara nga revistat tabloide janë zakonisht thashetheme dhe artikuj të bazuar në burime të pakonfirmuara dhe nuk janë produkte serioze gazetareske. Postimin që e analizojmë i mungon konteksti, pasi nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për akuzat e bëra në Daily Star, dhe megjithatë ato janë të vendosura si të vërteta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button