Petkov: Arrestimi i Borisovit dhe bashkëpunëtorëve të tij tregon se askush nuk është mbi ligjin

Kryeministri bullgar Kiril Petkov, në një video-mesazh, tha se arrestimi i ish-kryeministrit dhe liderit të GERB-it Bojko Borisov, ish-ministrit të Financave Vladislav Goranov dhe PR-it të Borisovit Sevdalina Arnaudova treguan se askush nuk është mbi ligjin, transmeton Portalb.mk.

Në mesazh, Petkov thotë se Prokuroria Evropiane aktualisht është duke hetuar keqpërdorimin e fondeve dhe aseteve evropiane. Por ai pyet se ku ishte prokuroria bullgare dhe nëse më në fund do të mbajë anën e popullit bullgar.

Roli im është t’u jap liri të plotë të gjitha organeve për të vepruar në përputhje me kompetencat e tyre ligjore. askush nuk duhet të ketë frikë nga e vërteta! vetëm pa frikë nga të paprekurit, Bullgaria mund të ndryshojë realisht, shtoi Petkov.

Kryeministri bullgar konfirmoi se dje është marrë në pyetje në Policinë nacionale, për çka u shtyy edhe seanca e qeverisë.

Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev nga Stara Zagora, ku po qëndron për vizitë, komentoi se nuk ndërhyn në punën e organeve të rendit, por drejtësia nuk do të sundojë derisa gjykata të marrë vendim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button