Zadorozhnjuk: Pas luftës në Ukrainë, do të ketë ndryshime rrënjësore jo vetëm në politikën evropiane, por edhe në atë botërore

Pas luftës së filluar nga Rusia, do të ketë ndryshime rrënjësore, jo vetëm në politikën evropiane por edhe në atë botërore, tha në një intervistë për MIA-n ambasadorja e Ukrainës në vend Natalia Zadorozhnjuk.

Lidhur me kërkesën e Ukrainës për anëtarësim të shpejtë në Bashkimin Evropian, ambasadorja Zadorozhnjuk tha se Kievi tani po punon që të kalojë shpejt procedurën speciale dhe Ukraina të bëhet anëtare e BE-së.

Gjithçka varet nga vullneti politik i Evropës, mbi të cilin po punon Kievi. Bashkimi Evropian tani po ndërmerr hapa të paprecedentë për të mbështetur Ukrainën. Do të presim përgjigjen e Komisionit Evropian”, tha Zadorozhnjuk.

Sipas saj, për të ndalur armiqësitë nga Rusia nevojiten sanksione të ashpra dhe sigurimi i armëve, si dhe mbyllja e qiellit mbi Ukrainën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button