Italia e gatshme ta rindërtojë teatrin e Mariupolit

Italia është gatshme të rindërtojë teatrin e shkatërruar të Mariupolit, i cili u shkatërrua nga një sulm me bombë, tha Ministri i Kulturës Dario Franceschini, transmeton REL.

Sipas autoriteteve ukrainase, teatri u bombardua nga Rusia, ku ishin të strehuar shumë civilë.

“Kabineti qeveritar ka miratuar propozimin tim për t’i ofruar Ukrainës rindërtimin e teatrit sa më shpejt të jetë e mundur. Teatrot e të gjitha vendeve i përkasin të gjithë njerëzimit”, shkroi Franceschini në Twitter.

Presidenti ukrainas”, Volodymyr Zelensky e falënderoi po ashtu në Twitter.

“Ju keni dhënë një shembull të mirë për t’u ndjekur. Së bashku do ta rindërtojmë vendin deri në tullën e fundit”, tha Zelensky.

Më shumë se tre milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina, prej kur presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës. Sot është dita e 22 që nga fillimi i agresionit rus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button