Reshjet e shiut kanë mbushur Liqenin e Dibrës me mbeturina plastike

Reshjet e fundit te shiut kane rritur prurjet e mbetjeve të masave plastike në liqenin e Dibrës. Janë tonelata mbetjesh, si shishe plastike, mbetje kimike, e mbetjesh urbane. 

Kjo situatë në liqenin e Dibrës është e përhershme, gjithçka është lënë në mëshirë të fatit meqë banorët e Luginës së Radikës në mungesë të infrastrukturës funksionale duke hedhur masat plastike janë shndërruar në burim ndotës të liqenit të Dibrës.

 “Në saj të kësaj dukurie, shoqatat ambientaliste se bashku me strukturat vendore organizojnë për çdo vit aksion për pastrimin e masave plastike shprehet kryetari i shoqatës ekologjike “Deshat” GazmendCami.

“Aktivitetet e ndryshme për frenimin e këtyre devijimeve të shoqërisë, janë të pa suksesshme. Problemi bëhet gjithnjë e më serioz. Për zgjidhjen e këtij problemi nevojitet angazhim konkret, nga Ministria e ekologjisë, dhe pushteti vendor në intensifikimin e aktiviteteve rreth zgjidhjes afatgjate të problemit të trajtimit të mbeturinave të forta. Nëse nuk merren masa,   liqeni i Dibrës me mbeturinat e saja  do të shndërrohet në vatër infeksioni dhe deponi e masave plastike, me çka pamundësohet për ta shfrytëzuar qytetarët liqenin e Dibrës për freskim dhe rekreacion sportiv, përfundoi Cami. 

Lajme të ngjashme

Back to top button