OBSH kërkon armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), po i lutet Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të punojë drejt një armëpushimi urgjent në Ukrainë, transmeton REL.

“Sikur të mos mjaftonte COVID0-19, të kesh një luftë shkatërruese si kjo është e rrezikshme për botën”, i tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus KS të OKB-së.

OBSH ka verifikuar deri tani 43 sulme ndaj kujdesit shëndetësor në Ukrainë, me të paktën 12 njerëz – duke përfshirë punonjësit shëndetësorë – të vrarë dhe 34 të plagosur.

“Në çdo konflikt, sulmet ndaj kujdesit shëndetësor janë një shkelje e ligjit ndërkombëtar humanitar”, tha ai.

Ai tha se si pasojë e sulmeve, ka pasur ndërprerje të shërbimeve shëndetësore. Sipas tij, pasojat e kësaj lufte, “do të jehojnë në vitet ose dekadat në vijim”.

Më shumë se tre milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina, prej kur presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës. Sot është dita e 22 që nga fillimi i agresionit rus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button