Pendarovski fali pjesërisht Abdylfeta Alimin dhe katër të dënuar të tjerë

Presidenti Stevo Pendarovski ka marrë vendim për faljen e pjesshme të të dënuarve, ndërsa në listë është edhe emri i Abdylfeta Alimit, anëtar i sigurimit parlamentar, i dënuar për ngjarjet e 27 prillit, për të cilën lideri i Aleancës për Shqiptarët pretendonte se i kishte shpëtuar jetën. Lista që Pendarovski e ka nënshkruar dje, sot u publikua në Gazetën Zyrtare, ka edhe katër persona të tjerë, transmeton 360 Shkallë.

Personi Aleksandar Petrovski lirohet plotësisht nga ekzekutimi i mëtutjeshëm i dënimit me burg. Nga vuajtja e dënimit me burg janë liruar pjesërisht Abdylfeta Alimi (8 muaj), Nexmedin Matoshi (4 muaj), Dimitar Mishkov (3 muaj) dhe Xhafer Nebija (5 muaj).

Foto nga 360 Shkallë
Foto nga 360 Shkallë

Përgjigja fillestare nga kabineti i presidentit Pendarovski për 360 Gradë ishte se faljet janë bërë sipas procedurës ligjore dhe se të gjithë personat që falen i plotësojnë kushtet për një gjë të tillë.

“Ministria e Drejtësisë dorëzon propozime për falje në zyrën e Presidentit. Komisioni i Faljes, si trup pune i Presidentit, shqyrton dhe vlerëson rastet dhe i paraqet propozime Presidentit se cilët persona duhet të falen në bazë të ligjit. Sa i përket personave të falur, për të cilët vendimet janë publikuar në Gazetën Zyrtare, përfshirë edhe Abdylfeta Alimin, janë persona që i plotësojnë kushtet dhe për të cilët Komisioni ka dhënë rekomandim pozitiv”, thanë nga zyra e Presidentit.

Nga informacionet në dispozicion nuk mund të konstatohet se sa do të qëndrojë në burg Abdylfeta Alimi. Ai u dënua me 6 vjet burg për ngjarjet e 27 prillit 2017, sepse çelësat e dyerve të Kuvendit ia dha Goran Gjosevskit (shefit të sigurisë personale të ish-kryeparlamentarit Trajko Veljanoskit). Alimi, në gjykime ka pohuar se ka vepruar vetëm me urdhër të eprorëve të tij dhe se në momentin kur ia ka dhënë çelësat Gjosevskit, njëra nga dyert e Kuvendit ishte e hapur.

Zijadin Sela e ka përkrahur Alimin gjatë gjithë procesit gjyqësor. Kreu i Aleancës për Shqiptarët, i cili natën e 27 prillit u rrah deri sa mbeti pa ndjenja, pohoi se Alimi i kishte shpëtuar atë natë.

Kjo është falja e parë nga presidenti Pendarovski, ppasi kapërceu tradicionalen për Vitin e Ri.. Më pas shpërtheu skandali me listën që presidenti mori si propozim nga Ministria e Drejtësisë. Në atë listë ishin 48 persona që plotësonin kushtet, ndër emrat ishin biznesmeni Sead Koçan, Aleksandar Vasilevski-Ninxha, dëshmitar i prokurorisë për ngjarjet e 27 prillit 2017, Boban Iliç, i dënuar për vrasjen e Almirit 4-vjeçar në Kumanovë .

Pas reagimeve të publikut, Ministria e Drejtësisë e tërhoqi listën, ndonëse procedura është e tillë që fjalën e fundit e ka presidenti – kë dhe a do të falë.

Më shumë lajme për natën e përgjakshme në kuvend të 27 prillit të 2017 gjeni KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button