Rreth 30,000 njerëz janë larguar nga Mariupoli

Autoritetet në Mariupol thonë se rreth 30,000 njerëz janë larguar nga qyteti që nga fillimi i luftës më 24 shkurt, transmeton REL.

Siç raporton Reuters, autoritetet lokale vlerësojnë se më shumë se 350,000 njerëz janë ende të strehuar në qytet.

Qyteti është i rrethuar nga forcat ruse dhe është përballur me bombardimet më të ashpra të konfliktit.

Reuters raporton për radhë të gjata veturash që shkojnë në veri nga Mariupoli, disa prej të cilabe kanë vendosur në xhamin e përparmë fjalën “fëmijë”të shkruar në rusisht.

Zyrtarët ukrainas thonë se banorët kanë mbetur të bllokuar në qytet nga bombardimet ruse pa ngrohje, pa energji elektrike dhe pa ujë.

Më shumë se tre milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina, prej kur presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës. Sot është dita e 22 që nga fillimi i agresionit rus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button