OKB: Fëmijëve ukrainas po u mohohet fëmijëria e tyre

Fëmijëve në Ukrainë po u mohohet fëmijëria e tyre, tha një përfaqësues nga agjencia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), për fëmijë, Unicef.

Joe English, i cili ndodhet në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, tha për BBC-në se Unicef ka verifikuar vdekjen e 50 fëmijëve që nga pushtimi i Rusisë.

“Ka të ngjarë që numri i vërtetë të jetë shumë më i madh”, tha ai, transmeton REL.

Më herët, autoritetet ukrainase thanë se të paktën 107 fëmijë janë vrarë.

“Kjo nuk është një fëmijëri. Ne duhet t’u ofrojmë këtyre fëmijëve paqe dhe një mundësi për të filluar rindërtimin e jetës së tyre”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button