Dita e pestë e grevës së urisë, rëndohet shëndeti i grevistëve (Video)

Në ditën e pestë të grevës së urisë gjëndja shëndetësore e 12 të larguarve nga administrata me ardhjen në pushtet të së majtës sa vjen e rëndohet.

Gjatë paradites së sotme tre grevistë janë dërguar me urgjencë në spital për shkak të problemeve shëndetësore, ndërsa njërit prej tyre i ra të fikët në lulishten para çadrës.

Prej mbrëmjes së 21 janarit një grup i të larguarve nga administrata vazhdojnë grevën e urisë në 2 çadra të ngritura përpara Piramidës, në krah të kryeministrisë. Para çadrës ndodhet një pankartë ku shkruhet “Na kthe në punë” ndërsa një çadër e tretë është bosh. U tha që do hynin të tjerë në grevë urie, por deri tani nuk ka hyrë njeri.

Pas mjekimit në spital njëri prej grevistëve u kthye sërish në çadër ndërsa denoncoi

Dy deputetë të PD-së Luçiano Boçi dhe deputetja Albina Deda  kanë qëndruar në krah të protestuesve duke denoncuar shërbimin shëndetësor në spital./ Ora News/

Lajme të ngjashme

Back to top button