Ministri ukrainas: Të gjithë ta quani Putinin kriminel lufte

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, për herë të parë e ka quajtur “kriminel lufte” presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Tani, ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, u ka kërkuar liderëve evropianë të bëjnë të njëjtën gjë.

“U bëj thirrje të gjithë anëtarëve të Parlamentit Evropian që të pranojnë se Putin është një kriminel lufte, siç ka bërë presidenti amerikan”, tha ai, transmeton REL.

Komentet e tij vijnë pasi Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, tha gjithashtu se ka “prova shumë të forta” se Putini është një “kriminel lufte”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button