Kryetari i rrëmbyer i qytetit të Melitopolit u këmbye me nëntë rusë

U lirua Ivan Fedorov, kryebashkiaku i qytetit ukrainas Melitopol, për të cilin u raportuar se u rrëmbye javën e kaluar, transmeton REL.

Fedorov, 33 vjeç, u lirua sot në këmbim të nëntë rekrutëve rusë të kapur, tha një zëdhënës i zyrës presidenciale të Ukrainës.

Fedorov u tha se ishte rrëmbyer të premten e kaluar nga persona të panjohur në qytetin jugor Melitopol, me një popullsi prej gati 150,000 banorësh, i cili është pushtuar nga trupat ruse.

Më shumë se tre milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina, prej kur presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës. Sot është dita e 22 që nga fillimi i agresionit rus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button