RMV, Qeveria i përcaktoi mjetet e para financiare për pranimin e refugjatëve nga Ukraina

Qeveria e vendit njoftoi se sot në mbledhjen e 30-të, e ngarkoi Ministrinë e Financave të sigurojë mjete financiare në vlerë prej 120 milionë denarë për organizimin dhe sigurimin e akomodimit hotelierik dhe shërbime shtesë për qytetarët e Ukrainës të cilët si refugjatë nga vendet e luftës do të vijnë në vend, transmeton Portalb.mk.

Nga Qeveria njoftuan se këto mjete do t’i transferohen Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, i cili ngarkohet me realizimin e këtyre aktiviteteve.

“Në mbledhjen e sotme Qeveria i përcaktoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtje sociale për pagesën e shtesës të njëhershme për shfrytëzuesit e ndihmës së garantuar minimale për të zbutur pasojat nga kriza ekonomike dhe rritja e çmimeve shkaktuar nga pandemia me KOVID-19, si dhe nga kriza energjetike, në lartësi prej 1.000 denarë për muajt mars, prill dhe maj të vitit 2022, për kategoritë më të cenueshme të qytetarëve”, njofuan nga Qeveria.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt, Sot është dita e 22 që nga fillimi i agresionit rus. Që atëherë, Perëndimi ka vendosur sanksione të ashpra ndaj Moskës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button