OECD: Lufta në Ukrainë mund të godasë rritjen ekonomike globale

Organizata për Zhvillim Ekonomik (OECD) tha se sipas raportit më të ri të tyre lufta mund të shkaktojë “recesion të thellë” në Rusi. Gjithashtu paralajmëruan se konflikti mund të rrisë çmimet në shkallë globale me rreth 2.5%, shkruan BBC, transmeton Portalb.mk.

Çmimet veçse janë duke u rritur për shkak të rritjes së kërkesës, pas heqjes së kufizimeve për luftim të pandemisë së koronavirusit.

“Nëse lëvizjet në çmimet e mallrave dhe tregjet financiare janë të qëndrueshme, konsumatorët mund të shohin se norma e inflacionit, e cila gjurmon se si ndryshon kostoja e jetesës me kalimin e kohës, rritet edhe më tej”, tha OECD.

Megjithëse Rusia dhe Ukraina përbëjnë vetëm një përqindje të vogël të ekonomisë globale, ato janë prodhues të mëdhenj të lëndëve të para.

OECD supozon në kërkimin e saj të ri se çmimet e naftës do të mbeten të ngritura me një të tretën, gazi me 85% dhe gruri me 90%.

Jashtë Rusisë dhe Ukrainës, organizata sugjeroi se kjo do të ndihet më shumë në Evropë.

Evropa është më e varur nga Rusia dhe Ukraina për furnizime me energji si dhe ushqim. Vendet në të kaluarën janë cilësuar si “shporta e bukës” e Evropës.

“Ato vende “që kanë një kufi të përbashkët me Rusinë ose Ukrainën” do të ndiejnë më së shumti ndikimin, ndërkohë që do të mbajnë barrën e fluksit të refugjatëve nga Ukraina”, tha OECD.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt, Sot është dita e 22 që nga fillimi i agresionit rus. Që atëherë, Perëndimi ka vendosur sanksione të ashpra ndaj Moskës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button