Ukrainë, autoritetet lokale njoftojnë se 107 fëmijë janë vrarë

Të paktën 107 fëmijë janë vrarë dhe më shumë se 120 janë plagosur prej kur Rusia ka pushtuar Ukrainën, ka thënë Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës, transmeton REL.

Shumica e viktimave janë raportuar në Kiev, Harkiv, Donjeck, Çernihiv, Sumi, Herson, Mikollaiv dhe Zhitomir.

Mbi 410 institucione edukative janë dëmtuar nga bombardimet dhe 63 janë të shkatërruara plotësisht.

Të paktën 11 spitale besohet të jenë bombarduar, po ashtu.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt, Sot është dita e 22 që nga fillimi i agresionit rus. Që atëherë, Perëndimi ka vendosur sanksione të ashpra ndaj Moskës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button