Britania do të vendosë sistem raketor në Poloni

Mbretëria e Bashkuar do të vendosë sistemin raketor, Sky Sabre në Poloni, bashkë me 100 trupa ushtarake, ka thënë Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, transmeton REL.

Më herët gjatë javës, të paktën 35 persona janë vrarë, si pasojë e sulmeve ruse në një bazë për stërvitje ushtarake në Javoriv.

Kjo bazë gjendet afër kufirit të Ukrainës me Poloninë.

Ai ka thënë se ky vendim është marrë për të mbrojtur hapësirën ajrore polake nga “agresioni i mëtejmë i Rusisë”.

Polonia është anëtare e NATO-s dhe Mbretëria e Bashkuar edhe pjesë e saj po ashtu.

I përshkruar nga Mbretëria e Bashkuar si “sistemi më i ri për mbrojtje ajrore”, ai besohet se ka kapacitet për të goditur një objekt me madhësi të topit të tenisit që niset me shpejtësinë e zërit.

Sipas ushtrisë britanike, sistemi përfshin tre komponentë: një radar mbikëqyrjeje 3D, menaxhim të betejës – inteligjencë, si dhe një lëshues raketash.

Ky sistem mund të lëshojë raketa 99 kilogramëshe.

Sistemi i mundëson Polonisë që ta mbrojë veten nga aeroplanët luftarakë, raketat dhe bombat.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt, Sot është dita e 22 që nga fillimi i agresionit rus. Që atëherë, Perëndimi ka vendosur sanksione të ashpra ndaj Moskës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button